Tre persona kanë mbetur të përfshirë në një sherr, në lagjen nr.12 në Durrës, që është mbyllur me përdorimin e grushtave.

Pre e grushtave të dy shtetasve, ka mbetur 56-vjeçari S.B. Ky i fundit mësohet se ka mbetur i lënduar nga dhuna e ushtruar ndaj tij.

Ndërkohë, policia e Durrësit ka nisur procedimin penal për shtetasit H.B. dhe G.B. 21 dhe 54 vjeç, që janë edhe personat që kanë goditur 56-vjeçarin.

Madje, policia ka nisur punën për kapjen e 54-vjeçarit G.B., njërit prej personave të përfshirë në sherr.