Sherr i dhunshëm në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë. Nje oficer i patrullës së përgjithshme ka goditur me grushta punonjësin e patrullës së përgjithshme, per arsye ende te panjohura.

Mësohet se të dy janë pezulluar nga detyra, ndërsa po kryhen hetimet përkatëse.

Njoftim i Policisë Lezhë, Sektori i Sh.Ç.B.A.:

Më datë 13.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit N. Sh e M.M.,  pasi shtetasi N.Sh. me detyrë oficer i patrullës së Përgjithshme, në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë ka goditur me grushta Punonjësin e Patrullës së Përgjithshme M.M. ku dhe ky i fundit është kundërpërgjigjur. Në lidhje me këtë ngjarje të dy punonjësit e Policisë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka filluar ecuria disiplinore për përdorim të paligjshëm dhe i parasyeshëm i forcës.