Një banesë dhe tre biznese janë vjedhur gjatë natës në Korçë. 

Në fshatin Bulgarec, policia thotë se në banesën dhe biznesin privat (furrë buke) të një shtetasi persona të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një sasi parash.

Gjithashtu në aksin rrugor Korçë-Dishnicë, gjatë natës në dy biznese private dyshohet se janë marrë sasi lekësh.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve.