Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një banesë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në fshatin Turan të Tepelenës.

Sipas informacioneve paraprake, thuhet se në banesë nuk ka pasur njeri, ndërsa hajdutët kanë mundur të marrin 20 mijë lekë të rinj.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e hajdutëve.