Grabitet një banesë në Peshtan të Fierit.

Autorët e vjedhjes kanë hyrë nga dritarja në mes të ditës në banesën e shtetasit me inicialet L.F 66 vjeç nga Peshtani Fier dhe kanë arritur të marrin një sasi prej rreth 500 mijë lekësh te vjetër dhe disa sende me vlerë.

Grabitësit kanë shfrytëzuar orarin kur dy bashkëshortët nuk kanë qenë në shtëpi, pasi sipas tyre ishin duke punuar bahçen. Autorët kanë hyrë dhe kanë marrë sasinë e lekëve që sipas denoncuesve janë lekët e pensionit mujor.

Po punohet per identifikimin dhe kapjen e autorëve.