Dy lokale në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit kanë rënë pre e hajdutëve gjatë natës së kaluar.

Sipas njoftimit zyrtarë të policisë, në lokalin e vjedhur në zonën e Plazhit, në lagjen 13, hajdutë ende të paidentifikuar kanë vjedhur biznesin në pronësi të shtetasit S.B, vjeç 31, banues në Golem, Kavajë, ku kanë marrë 5 televizorë.

Ndërsa në lagjen nr.6 policia bën me dije se është grabitur lokali në pronësi të shtetasit A.T, vjeç 42, banues në Durrës, ku autorë ende të paidentifikuar kanë marrë një sasi lekësh.

Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Njoftimet e policisë:

Më datë 10.02.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 13, është vjedhur lokali në pronësi të shtetasit S.B, vjeç 31, banues në Golem, Kavajë, ku kanë marrë 5 televizorë. Punohet për identifikimin e  e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 6, është vjedhur lokali në pronësi të shtetasit  A.T, vjeç 42, banues në Durrës, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.