Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një person mesditën e sotme.

Siç duket edhe në videon e publikuar nga “DurrësLajm”, arrestimi ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr.3, në rrugën “Mbreti Monun”.

Personat e pranishëm në vendngjarje thonë se i riu është prangosur për vjedhje, ndërkohë që nuk dihet nëse ai ka realizuar edhe më parë.

Ndërkohë, Policia e Durrësit nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar për ngjarjen.