Grabitet një shumë e madhe parash në një banesë në Fier.

Policia lokale bën me dije se në lagjen “Kryengritja”, një person ende i paidentifikuar ka hyrë dhe ka vjedhur 10 mijë euro dhe mbi 5 milion lekë të vjetra.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.01.2018, gjatë natës, në lagjen “Kryengritja”, kanë vjedhur 10.000 euro e 550.000 lekë, në banesën e shtetasit K.M.,  vjeç 56. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.