“Hanim bukë me gjak”, dëshmia rrënqethëse e shqiptarit që vrau babain në Greqi

13/07/2019 - 10:44

Më 27 maj 2018, në Zakynthos të Greqisë u shënua një ngjarje e rëndë, ku djali shqiptar vrau babain e tij 70-vjeçar. Prej një viti vijon gjyqi për 27-vjeçarin shqiptar. Një ditë më parë, Aleksi doli para Gjykatës ku u zhvillua seanca e mbrojtjes dhe pranoi krimin. Megjithatë, ai tha se nuk dëshironte të vriste babain, por ishte i detyruar për shkak se e dhunonte vazhdimisht.

“Nuk doja të vrisja babain. Ai ngjalli zemërimin tim. Druri që haja unë dhe familja ime më çuan në këtë pikë, unë kurrë nuk kam lënduar askënd. Nuk kishte ditë që mos gjakosesha nga hunda dhe goja. Nuk kishte ditë që nuk shikoja mamanë time të zvarritej në dyshime. Fjalë për fjalë, hanim bukë me gjak”, u shpreh Aleksi para trupës gjykuese, duke përshkruar edhe tmerrin që ka përjetuar kur ishte i mitur, sepse sipas tij, është abuzuar seksualisht nga i ati.

“Ai nuk ishte baba, ishte barbar. Në darkë më detyronte të flija lakuriq dhe në mëngjes kur zgjohesha e gjeja mbi vete. Nuk më lejonte të shkoja në shkollë. Disa gjëra nuk harrohen. Si mundet ta harrojë një fëmijë poshtërimin nga babai i tij”.

27-vjeçari shqiptar është fëmija i dytë nga martesa e dytë e viktimës. Më pas, 70-vjeçari me origjinë greke, ishte martuar për herë të tretë me një grua rumune, e cila vdiq para disa vitesh nga një sëmundje e pashërueshme. Me gruan e tretë, ai pati edhe dy fëmijë të tjerë, një djalë 7 vjeç dhe një vajzë 10 vjeç. Edhe me ata, Aleksi thotë se i ati i tij kishte abuzuar seksualisht.

Vendimin për të vrarë të atin, thotë se e mori për të shpëtuar edhe vëllezërit e tij që abuzoheshin.

“Nuk dija çfarë të bëja. Babai më detyroi ta vrisja për atë që kisha parë dhe përjetuar. Deri në momentin e fundit që jam keqtrajtuar, nuk e kam ndjerë kurrë dashurinë e babait”.

Në Gjykatë, Aleksi shpjegoi edhe faktin përse në Greqi jeton me leje qëndrimi si shqiptar. Mamaja e tij është me origjinë shqiptare. Edhe pse ka lindur në Greqi me baba grek, ai nuk është regjistruar si i tillë në gjendjen civile. /tvklan.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Durrës.

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale e cila mund të përfundonte në vrasje të trefishtë.

Gjykata e Korçës ka lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”, Anterio Kaloshin, i arrestuar si ekzekutori i ngjarjes së rëndë në Pograde

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Kakavijë, ku prej ditësh qytetarët shqiptarë po presin në radhë për të kaluar kufirin.

Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar në flagrancë një 37-vjeçar kosovar, pasi tentoi të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë.

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar, pasi në makinën që udhëtonte iu gjetën 4 kilogramë kokainë.

Familja Reçi nga Gjorica e Bulqizës është terrorizuar pak minuta më parë, pasi një person ka gjuajtur në ajër me armë zjarri të dyshuar a

Policia e Durrësit njofton se forcat blu kanë shpëtuar një 25-vjeçar, i cili po rrezikonte të mbytej në plazhin e Currilave.

Policia e Qarkut Durrës njofton se ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, 3 pronarë subjektesh dhe me mbyllje të aktivitetit