Një helikopter i kërkim shpëtimit të Forcës Ajrore, me një grup të Forcave Speciale në bord mori pjesë në operacionin për evakuimin e një fëmije në Elbasan.

Vogëlushja ishte izoluar në katin e 10 të pallatit, për shkak të zjarrit të rënë në banesën e saj. Falë bashkëpunimit me Shërbimit Zjarrfikës të qytetit te Elbasanit, vajza u evakuua dhe gëzon shëndet të plotë.

Ngjarja ka ndodhur pranë gjimnazit 'Dhaskal Todri' në Elbasan, ku një apartament u përfshi nga flakët. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.