Helmoi vjehrrën, shtyhet vendimi për Marjana Çmetën, prokuroria kërkon 35 vjet burg

21/10/2019 - 10:48

Është shtyrë seanca për vendimi ndaj Marjana Çmetës, e cila më 30 prill 2018 në Kamëz vrau vjehrrën e saj, duke i dhënë të pijë fotoksinë. Shkak për shtyrjen e kësaj seance është bërë e Prokurorit Besnik Muçi, pasi ky i fundit u emërua nga Presidenti si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata nuk është njoftuar ende për prokurorin zëvendësues, ndërsa më 4 tetor nga ana e Prokurorisë u kërkuan 35 vite heqje lirie për nusen 21-vjeçare. Seanca e radhës, ku pritet të bëhet mbrojtja dhe të jepet vendimi, do të mbahet më 4 nëntor ora 9:00.

Ndërkohë edhe avokatët mbrojtës kanë kërkuar kohë pasi kanë nisur disa kërkesa, por ende nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet. E pranishme ishte Çmeta, ndërsa në cilësinë e trashëgimtarit të viktimës ishte i biri, Oltjon Lami.

Marjana Çmeta akuzohet për vrasje për shkak të marredhënieve familjare. Dy vjet më parë, dyshohet që ajo të ketë helmuar e më pas mbytur vjehrrën e saj, Lirie Lami.

21-vjeçarja Marjana Cmeta në rrëfimin që ka bërë para hoxhës Hysen Shehu tregon se si e mashtroi vjehrrën 48-vjeç për të pirë “lëngun magjik”, që në fakt ishte helm minjsh, duke ja paraqitur si një lëng të përgatitur nga hoxha në mënyrë që të merrnin fund sherret mes tyre.

Më pas duke parë që viktima nuk po ndërronte jetë, nusja ka kryer dhe veprime fizike duke e mbytur me shall dhe pas reagimeve të viktimës e ka kafshuar në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit. Më pas ka njoftuar vëllain e burrit të viktimës, banesa e të cilit ka qenë pranë dhe e kanë transportuar për në spital duke e paraqitur si të vetëhelmuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është zbuluar identiteti i personit që u mor peng ditën e sotme në rrugën "London", në Kamzë.

Një operacion antidrogë ka çuar në pranga 7 persona, ndërsa është sekuestruar 60 kg kanabis në formë çokollate.

Një shqiptar nga Malisheva e Kosovës është vrarë në Bergamo dhe më pas është hedhur në kanal për të zhdukur gjurmët, por ngjarja është zb

Një banesë në fshatin Sanxhak të Kurbinit është përfshirë nga flakët. 

Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohej se ishte pjesë i një organizate kriminale ndërkombëtare.

Një person dyshohet se është marrë peng në Kamëz gjatë një konflikti të çastit mes disa personave.

Policia e Vlorës ka ndaluar një grup relativisht të madh refugjatësh.

Qazim Marku, 23 vjeç dhe Eugert Merizaj, 28 vjeç, janë shpallur në kërkim nga policia britanike për vrasjen e një ish-snajperisti kurd, t

Në orën 23:30 të mbrëmjes së djeshme disa persona të maskuar kanë hyrë me forcë në banesën e shtetasit F.G në fshatin Marinaj të Librazhd

Prokuroria shqiptare i kthen pronarit jahtin e mbetur në ujërat shqiptare pas zhdukjes së kapitenit turk Sezgin Yavuz, në fund të verës n