Policia e Beratit ka sekuestruar 8 doza heroinë dhe ka arrestuar 3 persona në kuadër të një operacioni të koduar “Basti”.

Në pranga ranë Nikolin Çipi (42 vjeç), Sokol Shehu (48 vjeç) dhe Eduart Mino (40 vjeç), të tre banues në Berat.

Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit fizik që u ushtrua nga shërbimet e policisë këtyre shtetasve të cilët ndodheshin në një lokal në lagjen “Donika Kastrioti”, në pronësi të shtetasit Nikolin Çipi, iu gjetën 8 doza (50 gramë) heroinë dhe 2 doza kanabis, që dyshohet se e shpërndanin në zona të ndryshme të qytetit.