Një shtetas është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë koduar “Mbrëmja” të zhvilluar në qytetin e Shijakut. Policia bën me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B.K. në Shijak u gjetën dhe u  sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 447.5 gramë  lëndë narkotike e dyshuar  e llojit Heroinë;

• një peshore mekanike dhe një peshore elektronike;

• një thikë me gjatësi 27 cm dhe

• 124 copë fishekë model 56.

Shtetasi B.K,  pronari i banesës, nuk ndodhej në banesë në momentin e kontrollit dhe është shpallur në kërkim ku vijon  puna për kapjen e tij

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale

" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe"Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar në nenet 283/1, 278/4 dhe 279 të Kodit Penal.