Hetimet për atentatin e dyfishtë, autorët kanë përdorur fishekë blind shpues

01/06/2020 - 18:22

Kreshnik Tusha, 21-vjeçari, i cili mbeti i plagosur në atentatin e Kurbinit ka mohuar të jetë autor i vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Grupi hetimor ka arritur në përfundimin se mes autorëve që dyshohet se janë nga e njëjta zonë dhe viktimave ka patur shkëmbim zjarri. Autorët për ekzekutimin kanë përdorur fishekë blind shpues, pasi kishin informacion se Lika lëvizte me makinë të blinduar.

21-vjecari Kreshnik Tusha i cili mbeti i plagosur në atentatin në Laç ku humbën jetën Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, ka mohuar të jetë autor i ekzekutimit të tyre. Tusha, i cili mori 3 plumba në kofshë, ndodhet në spitalin e Traumës, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa është marrë në pyetje nga grupi hetimor. 21-vjeçari para hetuesve është shprehur se nuk dinte se si ishte plagosur dhe nga çfarë drejtimi i kishin ardhur plumbat. Ai është gjetur i gjakosur rreth 30 metër nga vendi i vrasjes së Likës dhe Gjergjit.

Ndërkohë grupi hetimor ka zbuluar detaje të reja lidhur me atentatin e të shtunës në Kurbin, duke ngritur dyshimet se autorët janë persona nga e njëjta zonë dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre me armë tip kallashnikov, me fishekë blind shpues.

Deri më tani 37-vjeçari Lika dyshohet se ishte objektivi i atentatit mafioz dhe autorët kanë pasur dijeni se prej disa kohësh ai lëvizte me makinë të blinduar, por nuk përjashtohet mundësia që në shënjestër të ketë qenë dhe miku i tij, Paulin Gjergji.

Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, ekspertët e kriminalistikës  kanë arritur në përfundimin se mes autorëve dhe viktimave ka patur shkëmbim zjarri. Kjo është provuar nga hetuesit pasi në dorën e 37-vjeçarit Lika policia gjeti një armë pistoletë, e cila është përdorur për t'u kundërpërgjigjur. Hetimet e policisë dhe prokurorisë janë përqendruar tek e shkuara e 37-vjeçarit Lika, i cili rezulton të ketë qenë dhe shënjestra e këtij atentati me armë zjarri.

Një tjetër pistë kryesore është dhe hetimi i përplasjeve të grupeve të njohura dhe kryesore në botën e krimit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nje aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur këtë mesditë në autostradën Durrës-Tiranë.

Arrestohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar nga blutë e Tiranës.

Një 32-vjeçar me precedent penal në fushën e narkotikëve, i cili qarkullonte me armë zjarri, është arrestuar nga policia e Tiranës.

Mëngjesin e sotëm, treni i linjës Durrës – Kashar, ka aksidentuar në afërsi të Domjes një mjet, duke e spostuar në kanal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre t

Një person i shpallur në kërkim nga policia i cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore ka rënë sot në pranga.

  • Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Periferia", për zbardhjen e vjedhjeve të banesave të ndodhura më parë.

Goditet në Greqi një bandë shqiptarësh që vidhnin skafe.

Policia e Sarandës njofton se një grua 69 vjeçe, me inicialet L.P, është gjetur pa shenja jete këtë mëngjes.

Është zbuluar identiteti i të riut që humbi jetën gjatë pasdites në qytetin e Përrenjasit, ndërsa u përplas nga një makinë.