Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Bashkëshortja e gjyqtarit Dritan Hallunaj është vetëflijuar duke u hedhur nga ballkoni i katit të pestë.

Një ditë më parë, gjyqtari i Krimeve të Rënda u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Ngjarja është konfirmuar edhe nga policia, e cila me një deklaratë bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orën 13:16, në rrugën “Vashko Pasa”.

Sipas policisë, shtetasja E. H., rreth 37 vjeçe, dyshohet të jetë hedhur nga ballkoni i pallatit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.