Një 30-vjeçare ka ndërruar jetë në rrugën ”Don Bosko” në Tiranë, pasi u vetëhodh nga kati i 3-të i pallatit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 15:55. Mësohet se 30-vjeçarja S.K. është hedhur nga banesa ku jetonte dhe paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme tw shwndetit mendor.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar mbi shkaqet që kanë çuar në këtë akt të rëndë.