Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier, ku një 56-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë.

“Sot rreth orës 10:30, në lagjen “Kryengritja”, Fier, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi P. Sh., 56 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.”, njofton policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.