Kërcënohet avokati mbrojtës i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe.
Mësohet se Meçes i është kërkuar që të heqë dorë nga mbrojtja e Shullazit, sa nuk ishte vonë për të.
Rasti në fjalë është kallëzuar në Policinë e Tiranës nga vetë avokati. Meçe që prej prillit të 2016-s ka qenë avokati mbrojtës i Shullazit.
Kërcënimi ka ndodhur me ane të një mesazhi në platformën e komunikimit Whatsupp, ndërsa dikush i ka shkruar se: “Hiq dorë sa nuk është vonë”.