Hodhi një pako me lëndë plasëse artizanale në ambientet e jashtme të një banese, por pa shkaktuar shpërthim, Policia në kohë rekord identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 23:00, në ambientin e jashtëm të banesës së shtetases M. F., në Fushë-Krujë, ku është gjetur një pako brenda së cilës dyshohej se kishte lëndë plasëse. 

Pakoja fatmirësisht nuk ka shpërthyer, teksa menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat antieksploziv të RENEA-s dhe pas verifikimeve ka rezultuar se brenda saj kishte një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale.

Si rezultat i hetimeve grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili është shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij.