Policia e Lezhës ka arrestuar 80-vjeçarin Ndue Fuga, i cili ishte pjesëmarrës në protestën e opozitës dhe hipi në strehën e Kryeministrisë.

80-vjeçari Fuga i cili hodhi valle përpara Kryeministrisë ditën e djeshme, është marrë në banesën e tij në Fishtë dhe është nisur drejt Tiranës.

Ndërkohë më herët, Policia e Tiranës njoftoi se 15 persona u arrestuan dhe 5 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu janë shpallur në kërkim 7 protestues të tjerë.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’, ‘Goditje për shkak të detyrës’, ‘Shkatërrimi i pronës’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike’.