Një i ri shqiptar humbi jetën në Novara të Italisë, për shkak të overdozës.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja La Stampa, viktima është një 34-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik. Ai ndodhej në një banesë së bashku me mikun e tij gjithashtu përdorues droge të cilit gjendja iu përmirësua më vonë në spital, ndërsa 34-vjeçari shqiptar pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, gjeti vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje shkuan edhe karabinierët të cilët kanë nisur hetimet për të zbuluar prejardhjen e drogës. Sipas hetimeve fillestare dyshohet se të rinjtë po konsumonin drogë sintetike. /La Stampa