Ditë tragjike në Durrës. Në rreth 12 orë janë regjistruar tre ngjarje të rënda, me pasojë vdekjen e dy të rinjve dhe një të moshuareje.

Ngjarja më e fundit është regjistruar në orën 19.40, në sektor Rinia, ku një 37-vjeçar, A. Basha, banor i zonës, ka humbur jetën, pasi është mbytur në det.

DurrësLajm mëson se i riu, baba i tre fëmijëve është futur për t’u larë, por ka ndërruar jetë.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e të riut.

Mëngjesin e sotëm një 20-vjeçar sirian u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.1 të qytetit, ndërsa një grua e moshuar humbi jetën pasi apartamenti i saj në katin e dytë të një pallati në lagjen nr.10, u përfshi nga flakët.