Një person gjeti vdekjen mëngjesin e kësaj të marte në vendin e quajtur “Tre urat” në Divjakë. Viktima është Agim Muça 57 vjeç, ndërsa djali i tij mbeti i plagosur.

Sipas të dhënave, e gjithë ngjarja ndodhi, pasi viktimës i kishin hyrë hajdutët dhe i kishin marrë bagëtitë, por janë pikasur nga i zoti i shtëpisë, i cili është vënë në ndjekje të tyre me makinë.

Por ai ka humbur kontrollin e mjetit tip “Ford”, duke dalë nga rruga dhe për pasojë gjeti vdekjen. Ndërsa i biri u plagos dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Të afërm dhe banorë të zonës shprehen se fenomeni i vjedhjeve vazhdon t’i frikësojë çdo natë banorët e këtyre fshatrave.