Ka humbur betejën me jetën i aksidentuari në fillim të javës në aksin rrugor që të çon në fshatin Rreth të Shijakut.

Policia e Durrësit njofton se megjithëse ishte dërguar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, 69-vjeçari H.H., banues në fshatin Xhafzotaj, Durrës.

I moshuari u aksidentua ditën e hënë nga një kamion tip “Fiat”, me drejtues shtetasin A.Sh. 53 vjeç.

I aksidentuari u dërgua fillimisht me urgjencë në spitalin e Durrësit e më pas u nis drejt Tiranës.

Fatkeqësisht, plagët e shkaktuara nga aksidenti i kanë marrë jetën ditën e shtunë.

Ndërkohë, drejtuesi i kamionit shkaktar të aksidentit është arrestuar nga policia.