Kryetari i njësisë administrative Sukth, Rrapo Osmani ka humbur djalin e tij.

Mësohet se adoleshenti Flavio Osmani, 16 vjeç ishte në drejtimin e njërit prej 2 automjeteve të përfshira në aksidentin e mbrëmshëm në Sukth, ku mbetën të plagosur shoferi dhe 3 pasagjerët.

“Më datë 27.02.2021, në orën 19:15, në Sukth, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin F. O., dhe mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh.B., rreth 55 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi i mjetit tip “Renault”,  shtetasi F. O., dhe pasagjerët në mjet shtetasit E. B., 18 vjeç, B. M., 16 vjeç, dhe Z. B., 15 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.”,– njoftoi policia e Durrësit, një natë më parë.