Një 36-vjeçar ka humbur jetën në zonën e Malit të Tomorrit. Sipas “News 24”, aksidenti ka ndodhur në zonën e nxjerrjes së pllakave të gurit.

Viktima është shtetasi, Besnik Kanani, banues në fshatin Fushë-Peshtan të Poliçanit, babai i tre fëmijëve.

Ai punonte prej vitesh si shofer kamioni në firmat e nxjerrjes dhe përpunimit të pllakave e gurit dekorativ në Malin e Tomorrit.