Një aksident me vdekje ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në aksin rrugor pranë fshatit Fushë Dukat, ku ka humbur jetën shtetasi R. Sh., 25 vjeç, banues në Korçë.

Duke drejtuar automjetin tip Seat shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, viktima ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25-vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë. Dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, rreth orës 13:46, në Qafën e Llogorasë është hedhur me parashutë shtetasi L. A., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe është rrëzuar në përroin e fshatit Palasë, ku si pasojë ka marrë disa dëmtime në trup dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me të dy rastet.