Humb jetën një tjeter pushues kosovar në plazhet shqiptare. Burri nga Kosova me inicialet E.J. 62 vjeç, ka rrezikuar të mbytet tek Rana e Hedhun dhe më pas ka humbur jetën në spital pasi u dërgua në gjendje të rëndë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Lezhë, informacion paraprak:

Më datë 09.08.2018, rreth orës 13:25, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” në Shëngjin, është rrezikuar të mbytet në det shtetasi E.J. 62 vjeç, banues në Kosovë, i cili pasi është nxjerrë nga uji, është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë në gjëndje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.