Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur mesditën e 29 nëntorit në Ferrara të Italisë.

Mediat italiane shkruajnë se i riu, banues në Argenta, humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një pemë.

Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe për pasojë 22-vjeçari ka humbur jetën në moment.

Karabinierët, dhe ambulanca kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje por fatkeqësisht nuk mund të bënin gjë.

I riu me origjinë shqiptare punonte në një kompani në zonën e Ravennas.