Një 38-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme, pasi ka humbur kontrollin e motoçikletës duke dalë nga rruga.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:00 në Rubik të Mirditës. Drejtuesi i  motoçikletës është identifikuar me iniciale Xh.N.

Sipas policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethana të ngjarjes.