Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme në plazhin e qytetit bregdetar.

Burimet zyrtare njoftojnë se rreth orës 13:00 ka humbur jetën një 60-vjeçar kosovar.

Durrës/Informacion paraprak 

Më datë 06.07.2020, rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar R.B., 60 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.