I akuzuar për vrasje, ekstradohet në Greqi 28-vjeçari ukrainas

19/10/2019 - 11:57

Ekstradohet drejt Greqisë një shtetas ukrainas, i kërkuar nga drejtësia greke, i dyshuar për vrasje.

Nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi, nga vendi jonë drejt Greqisë ,i shtetasit ukrainas, M. Y, 28 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore greke më datë 29.10.2018, kanë lëshuar urdhër-arresti ndaj këtij shtetasi i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, të parashikuara nga Kodi Penal grek.

Më dt 25.04.2018, rreth orës 22:15, në sheshin “Exharcia”, Athinë, dyshohet se shtetasi ukrainas M. Y. në bashkëpunim me një shtetas tjetër ka ka sulmuar një shtetas me një shufër hekuri dhe më pas e ka goditur 6 herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen.

Ky shtetas më datë 05.03.2019 është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijes dhe në momentin e kapjes ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë por është neutralizuar dhe prangosur.

Shtetasi M.Y, udhëtonte në drejtim të Greqisë me kartë identiteti, pasaportë dhe patentë, të falsifikuara.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur ekstradimit i tij drejt Greqisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Regjistrohet viktima e tretë brenda pak ditësh në Durrës, si pasojë e mbytjes në det.

Një 65-vjeçar ka rrezikuar të mbytet teksa është futur të lahej në Liqenin Artificial në Tiranë.

Policia e Shtetit ka konfiksuar tri llogari bankare të 66-vjeçarit Lako Levani, me vlerë 140 milionë lekë, që dyshohen se janë përfituar

Një 25-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka kanosur në mënyrë sistematike një 54-vjeçar, ku i kërkonte n

Shtyhet sërish seanca për Arbër Çekajn, i cili akuzohet për trafikimin e 613 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit.

Një operacion i sektorit për hetimin kompjuterik i Policisë së Shtetit dhe të Tiranës i koduar “Transferta”, ka vënë në pranga 9 persona

Policia e Kufitare e Rinsait vijon kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Policia e Vlorës ka arrestuar dy të rinj, të cilët akuzohen për vjedhje dhe falsifikim monedhash.

Në kuadër të operacionit të koduar “Antikat”, Policia e Durrësit arrestoi 3 persona, të cilët akuzohen për veprimtari kriminale në fushën

Një 53-vjeçar është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në rezervuarin e Sellcave në Bilisht.