Një pushuese është gjetur e pajetë në plazhin e Vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shota Baci, ndërsa dyshohet se shkak për vdekjen e saj është bërë një atak kardiak që i ka rënë gjatë kohës kur ishte në det.

Kanë qenë kalimtarët dhe pushuesit e rastit ata që kanë tentuar t'i japin ndihmën e parë, por ka qenë tepër vonë për të.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca dhe policia, teksa këta të fundit po hetojnë për të zbuluar shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.