Një djalë 9-vjeçar ka vdekur pasi e zuri poshtë një dollap me kyç në një shkollë në Essex.

Kjo ndodhi në një klub noti në shkollën e Great Baddow në Chelmsford të enjten në mbrëmje.

Leo Latifi, i cili nuk ishte nxënës në shkollë, u dërgua në spital ku më vonë vdiq.

Mësohet se babai i djalit që humbi jetën ishte shqiptar dhe nëna agleze.

Mësuesi kujdestar i shkollës fillore të Shën Mikailit, nderoi nxënësin e saj të klasës të 4-t, i cili tha se ishte një "shkëlqim në shkollën tonë".

Policia e Essex tha se Leo ishte me anëtarët e familjes kur ra nga një dollap me kyç dhe ky i fundit e zuri poshtë.

Maria Rumsey, mësuese në St Michael, tha se stafi, prindërit, guvernatorët dhe nxënësit ishin "të tronditur dhe tepër të pikëlluar" nga vdekja e Leos.