Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00 në fshatin Dukaj, Tepelenë, është dëmtuar rëndë një person pasi i kanë rënë gurët që kishte ngakruar në kamionin e tij.

Policia informon se shtetasi P.G, 48 vjeç, duke shkarkuar automjetin e tij kamion të ngarkuar me materiale inerte (gurë), në momentin që ka hapur spontin e pasëm të automjetit ka rrëshqitur masivi i gurëve e për pasojë i ka shkaktuar dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit.

Pasi mori ndihmën e parë  mjeksore në spitalin rajonal "Omer Nishani" Gjirokastër u shoqërua për në spitalin e taumës Tiranë për mjekim më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurosisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për ngjarje aksidentale.