05/04/2020 - 11:08
Një pronari në Tiranë i është bllokuar lokali për 6 muaj, pasi theu urdhrin për herë të dytë.
Policia ka evidentuar të hapur në funksionim, një lokal bar-kafe, në rrugën "Niko Avrami".
Më datë 27.03.2020 lokali është konstatuar i hapur për herë të parë dhe pronari është ndëshkuar me masë administrative.
“Administratori i lokalit shtetasi F.B, është konstatuar përsëri duke mbajtur hapur lokalin dhe duke i shërbyer klientëve dhe është ndëshkuar përsëri, me mbyllje të aktivitetit për 6 muaj.” njofton policia.
Një javë më parë, një tjetër lokali, në pronësi të shtetases R. F., në rrugën “Sadik Petrela”, iu bllokua aktiviteti për 6 muaj, pasi u konstatua për herë të dytë i hapur, në kundërshtim me Aktin Normativ.
Që prej daljes së Aktit Normativ e deri tani, në të gjithë vendin janë ndëshkuar 207 administratorë lokalesh që kanë ushtruar aktivitetin në kundërshtim me këtë Akt.
Policia e Shtetit apelon për respektim të masave kufizuese dhe fton qytetarët që në rast se konstatojnë lokale të hapura apo grumbullime personash, si dhe qytetarë që thyejnë vetëkarantinimin, të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital, pasi në këtë mënyrë kontribuojmë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
/portali DurresLajm/