Një i burgosur shqiptar ka dhunuar dy gardianë grekë ditën e djeshme në burgun e Larisas në Greqi.

Sipas shtypit grek, i burgosuri shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, sulmoi dy gardianët duke i goditur me shkelma e grushte të cilët kanë pësuar lëndime dhe fraktura.

Nga dhuna e ushtruar, këta të fundit pësuan lëndime në fytyrë, njërit prej të cilëve iu thye hunda. Ata u dërguan në spital për trajtim mjekësor. Bëhet me dije se shqiptari u revoltua me rojet për shkak se nuk e kishin lejuar të takonte një vizitor.