Një 62-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në Librazhd, pasi në gjendje të dehur goditi një efektiv policie.

Mësohet se i prangosuri, shtetasi me inicialet M.B, po shqetësonte personat të tjerë dhe policia e mori për ta dërguar në spital, ndërsa ai kundërshtoi duke goditur njërin prej tyre. 

Njoftimi policisë:

Në gjendje të dehur, kundërshtoi dhe goditi punonjësin e Policisë, vihet në pranga 62-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin:

M. B., 62 vjeç, banues në Librazhd. Pas një telefonate në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Librazhd për një shtetas në gjendje të dehur që sillte shqetësim, menjëherë ka shkuar patrulla e Policisë për ta shoqëruar në spital, por shtetasi ka kundërshtuar duke e goditur punonjësin e Policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë”.