Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Durrës, arrestuan në flagrancë një të ri nga Laçi, pasi ka shkaktuar një aksident ku ka mbetur e lënduar një grua.

Në pranga ra shtetasi E.C., 23 vjeç, banues në Laç, i cili në momentin që drejtonte mjetin tip "Range Rover" dhe u përplas me një makinë tjetër, ishte i dehur.

Policia e Durrësit informon se ngjarja ka ndodhur në Thumanë, ku 23-vjeçari ka goditur mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin F.R., e për pasojë është lënduar pa pasoja për jetën një 44-vjeçare pasagjere në mjetin tip "Benz".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.