Policia rrugore e Krujës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Binak Pashkaj, 31 vjeç, banues në Kamëz.

Një ditë më parë, në rrugën nacionale Fushë Krujë-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip Ford, ky shtetas është përplasur me mjetin tip motor me drejtues shtetasin M.M., 30 vjeç, banues në Poloni.

Për pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i motorit ku pas ndihmës së marrë në qendrën shëndetësore Fushë- Krujë është larguar.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, shtetasi Pashkaj rezultoi në gjendje të dehur në masën 0.61 mg/litër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", parashikuar në nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.