Dy persona në Durrës kanë përfunduar në prangat e policisë pasi janë kapur në timon pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të  punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. Ç., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr. 13,  Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, pa leje drejtimi.

A. B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur.”, njoftojnë burimet zyrtare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.