Kapet një drejtues mjeti në Durrës, i dehur në timon, i cili kishte përplasur makinën e tij tip “Renault” me një “BMW”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin:

F. Sh., 36 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, pas një përplasjeje me një mjet tip “BMW”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Renault” në gjendje të dehur.