Një 36-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Tiranës, pasi tentoi të godiste me thikë familjarët e tij. Burime zyrtare thonë se në pranga ra i riu me inicale A. D.

Ai ishte në gjendje të dehur, kur sipas policisë, ofendoi dhe tentoi të godiste me thikë babanë dhe vëllanë e tij. Autoritetet ndërhynë duke e arrestuar në flagrancë, ndërsa nga ngjarja që ndodhi në shtëpinë e familjes, fatmirësisht nuk pati të lënduar.