Një 59-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi ka prishur qetësinë publike në qytetin e Durrësit. Shtetasi  me iniciale Gj.Z.  banues në Durrës, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen numër 4, tek Stacioni i Trenit, ka prishur qetësinë publike duke përdorur fjalë fyese dhe duke thyer shishe.

Gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit të Policisë ka kundërshtuar me dhunë patrullën e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prishja e qetësisë publike" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" parashikuar në nenet 236/2 dhe 274 të Kodit Penal.