Policia ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me një vit burg në mungesë nga Gjykata e Fierit.

Bëhet fjalë për Denis Mollaj, i cili akuzohet për veprat penale "Armbajtje pa leje" dhe “Kanosje"

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet një shtetas i kërkuar për “Armbajtje pa leje” dhe “Kanosje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

D.M, 31 vjeç, banues në Patos.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 1 vit burg për veprat penale “Kanosje” dhe “Armbajtje pa leje”.

Në datën 16.04.2015, në qytetin e Patosit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri shtetasin A.Sh.