Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mësohet se në prangat e policisë së Shkodrës ka rënë 41-vjeçari Bledar Cafi, i cili pritet të ekstradohet drejt Italisë.

Ai rezulton i dënuar në këtë shtet për veprat penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafikim droge në sasi të mëdha”.

Policia njofton se Gjykata e Triestes/Itali ka marrë një vendim të formës së prerë për 41-vjeçarin shqiptar, për dënimin e tij me 4 vjet e 2 muaj burgim.

Tashmë për Bledar Cafin do të vijojnë procedurat për ekstradimin drejt Italisë.