Një shqiptar i dënuar dhe i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana është arrestuar në Greqi.

Sipas mediave greke është kapur në Kalithea, Viotia një 55-vjeçar i kërkuar nga Interpol.

Shqiptari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më 10.11.2017, i dënuar me 18 vjet burg për tentativë vrasje.

Operacioni nga policia greke është zhvilluar në dt.21 nëntor por u publikua sot.

Operacioni erdhi pas informacioneve në rrugë operative për vendndodhjen e të kërkuarit.