Gëzim Toma ka tentuar të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin.

Toma akuzohet për vrasje, vjedhje me dhunë dhe arratisje nga burgu i Drenovës pak vite më parë.

I burgosuri Toma është kapur nga punonjësit e burgut duke prerë hekurat e rrethimit gjatë kohës së pushimit.

Ai është dënuar me 20 vite burg, dhe në fillim të këtij viti ai u ekstradua në vendin tonë dhe u transferua në burgun e Peqinit.