Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

"I dhëmb koka", fëmijët dëgjuan ulërima, si e fshehu nusja vrasjen e vjehrrës

11/04/2021 - 12:16

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Maqellarë, ku nusja 44-vjeçare, Miranda Markja qëlloi për vdekje me thikë vjehrrën e saj, Nazmije Markjan.

BalkanWeb raporton se jashtë banesës ku ndodhi krimi, në oborr ka pasur disa fëmijë, të cilët kanë dëgjuar ulërima. Sipas banorëve të zonës, kur nusja ka dalë jashtë, iu ka thënë fëmijëve se vjehrrës i dhimbte koka ndaj edhe kishte bërtitur.

Pas 6 orësh ka qenë djali i viktimës, burri i 44-vjeçares ai që ka zbuluar krimin. Kur ka hyrë në banesë ai ka parë nënën e tij të lyer në gjak dhe të pajetë dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Ndërkohë, banorët e fshatit kanë bërë me dije se autorja e ngjarjes së rëndë vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Sipas policisë ngjarja e rëndë u regjistruar në fshatin Burrim, Maqellarë në banesën e 44-vjeçares pas një konflikti për motive të dobëta. Ndërkohë 44-vjeçarja është arrestuar në flagrancë nga policia.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shërbimet e Komisariatit të Policisë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.1, Sarandë, pranë bankomatit të një banke, një shtetas nën

Një aksident është regjistruar në aksin nacional Berat-Skrapar, në fshatin Vërtop.

Një incident ka ndodhur në autostradën Kavajë-Lushnje, ku një autobus me pasagjerë është përfshirë nga flakët.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një çerdhe në kryeqytet, ku një foshnjë ka thyer këmbën.

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, pasi në banesë iu sekuestrua një armë zjarri automatik, një krehër dhe 7 fishekë.

Alban Vogli, president i klubit të Kastriotit dhe Gazment Vogli, drejtor teknik i tij janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pas trazirave

Një grua ka mbetur e plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi e përdorur për gatim në Tapizë të Krujës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F.K., 29 vjeç, banues në Durrë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në zonën e Porto Romanos është gjetur i mbytur një 56-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale "Mjekim i pakujdesshëm", sht