Posedonte në banesë municione luftarake pa leje, arrestohet në flagrancë nga Policia poseduesi i tyre.

Procedohet penalisht edhe 1 shtetas tjetër për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

E.B, 21 vjeç, banues në fshatin Zëmblak.

Arrestimi i tij u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe nga kontrolli që shërbimet e Policisë ushtruan në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 517 copë fishekë luftarakë dhe 10 krëhëra fishekësh, të cilat 21-vjeçari i posedonte pa leje.

Në lidhje me këtë ngjarje, filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj shtetasit Z.Xh, 17 vjeç, banues në fshatin Zemblak, pasi dyshohet se ky shtetas ka pasur dijeni për vendodhjen e municioneve luftarake, por nuk ka kallëzuar pranë organeve përkatëse.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.